Në këtë artikull do ju tregojmë se kush janë ato gjëra që ju plakin, duke përjashtuar ato që i dimë të gjithë: dieta e varfër dhe rrezet e tepërta të diellit.
Po flasim për takimin e manikyrit dhe gjëra të tjera si kjo, të cilat ju ftojmë t’i lexoni më poshtë.
Temperatura e dhomës
Dermatologët thonë se ajri i kondicionuar mund ta thajë shumë lëkurën tuaj sidomos nëse e keni të ndjeshme. Lëkura e thatë çon në dëmtimin e barrierave të lëkurës dhe kjo e përshpejton procesin e plakjes.
Manikyri
Xheli i thonjve mund të shkaktojë dëmtime të rënda për thonjtë dhe mund të rrisë edhe rrezikun e prekjes nga kanceri. Ky xhel vendoset duke përdorur rreze ultravjollcë dhe ekspertët thonë se mund të ketë efekte anësore të rrezikshme.
Dr. Chris Adigun, i Universitetit të Nju Jorkut, thotë se llambat me dritë ultravjollcë dëmtojnë qelizat e lëkurës.
Mëngjesi
Mund të mendoni se një fetë bukë me reçel në mëngjes është shumë e mirë, por Milena Naydenov, terapiste estetike në Londër, shpjegon se buka ka sheqer, reçeli po e po dhe kjo e prish fytyrën. “Sheqeri i tepërt stimulon zhvillimin e radikaleve të lira”, shpjegon Milena.
Kjo nuk do të thotë të rrini pa konsumuar vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Të qëndruarit vonë në punë
Një kombinim i stresit me qëndrimin vonë në punë mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën tonë. Rrathët poshtë syve, lëkurë e thatë dhe akne janë pasojat e këtij kombinimi. Gjithashtu stresi prish edhe gjumin, duke bërë që të dukeni më të vjetër.