Këto 3 shenja horoskopi do të shkëlqejnë gjatë muajit Korrik!

Kuriozitete

Korriku i këtij viti do të jetë muaj me shumë fat për tri shenja: Gaforrja, Luani dhe Shigjetari. Nëse keni indur në këto shenja, përgatituni për një trasformim pozitiv.

Gaforrja

Ky muaj do të jetë për ju i mbushur me energji pozitive, ndjeshmëri dhe me një intuitë të pakuptueshme. Nëse ndiheni konfuzë apo të mbushur me ndjesi të ndryshme, gjithçka është ok. Ky është një përjetim i gjendjes shpirtërore që po ndryshon, por që shumë shpejt do të marrë formë nga ndryshimi i planeteve rreth universit. Duhet pak kohë për stabilizim. Keni një qëndrim koherent për dashurinë që keni për të tjerët dhe kur Dielli të hyjë në shenjën e Luanit, më 22 korrik, përgatituni të merreni më shumë me veten dhe të bëni gjërat më interesante duke mbajtur veten në qendër.

Luani

Me Diellin në Gaforre, ju do të ndjeni më shumë siguri. Ky muaj do të jetë periudha më e mirë për të prekur më nga afër ëndrrat, vizionet, punët artistike dhe ato kreative që keni ndër mend të bëni. Duhet të ndjeni më shumë dashurinë e të gjithë njerëzve që keni rrotull, madje gjatë kësaj kohe, ju do të gëzoni të gjitha qëllimet që i keni vënë vetes gjatë këtij viti. Kjo është një periudhë e thellë rikuperimi, madje edhe për dashurinë që keni pritur për veten. Gjatë kësaj kohe, shfrytëzoni kohën për ide të reja dhe kur Dielli të hyjë në “shtëpinë” tuaj, pas datës 20 korrik.

Shigjetari

Ndryshimi i yjeve këtë muaj do të ketë ndikim edhe tek ju, madje eklipsi i Diellit, pas datës 12 korrik do të ndikojë drejtpërdrejt në shenjën tuaj dhe do t’ju dhurojë një periudhë shumë të bukur. Sigurohuni që ëndrrat e shkruara t’i bëni ëndrrat realitet. Dëgjoni zemrën, sepse asnjëherë më parë nuk keni pasur një periudhë si kjo. Sapo Dielli të hyjë në shenjën tuaj, gjithçka do të flasë për ju. Edhe sa u përket projekteve të reja, kjo do të jetë periudhë mjaft e mirë.