Kështjella prej pambuku në Turqi

Kuriozitete

Kjo është Pamukkale. Fjala pamuk ka prejardhjen nga turqishtja, ndërsa kala – gjithashtu është fjalë e turqishtes, që do të thotë kështjellë.
Qumësht apo kalcium, varësisht se kujt i besoni – shkencëtarëve apo legjendës


Ekzistojnë legjenda të shumta që flasin për Pamukkalanë. Smernei i lashtë ka shkruar kështu: “Këtu gjendet Selena, Perëndesha e Hënës erdhi në Tokë dhe takoi bariun Endimion, djalosh me bukuri përrallore. Edimioni nga lumturia e humbi plotësisht mendjen dhe harroi të mjelë bagëtinë e tij. Dhe, natyrisht, qumështi vërshoi tërë atë rajon. Dhe, akoma është atje.
Uji i ngrohtë, i pasur me hidrogjen kalciumi e me karbonate, del në sipërfaqe. Ndryshimi i shtypjes, që bëhet me atë rast, pastaj ngrohtësia – si e vetë ujit ashtu edhe e diellit – shkaktojnë që nga uji me shpejtësi të lirohet dyoksidi karbonik. Mbetet i patretur karbonati i kalciumit, i cili shtresohet duke krijuar këto forma të bardha: platformat dhe stalaktitet, që lidhen ndërmjet vete. Kështu sot kjo mrekulli shtrihet në 3.000 metra në gjatësi dhe 300 në gjerësi, ndërsa në lartësi 100. Uji, thonë se shëron sëmundje të ndryshme të zemrës, lëkurës, të veshkave, problemet e traktit urinar dhe atij gjinekologjik.


Pamukkala është vetëm emri popullor i këtij lokaliteti turistik. Emri historik i qytetit, rajonit të cilit i përket, është Hierapolis, sipas Hierës, gruas së Telefosit, e cila qytetin e themeloi në shekullin II para erës sonë. Ndërkaq, qyteti është plot gjurmë civilizimesh të ndryshme: edhe të civilizimeve të vjetra (hetitëve, frigjijve, grekëve) civilizimeve të mëvonshme (bizantine, krishtere, turke).