Këshilla për të gjitha shenjat: Ja çfarë duhet të dini për vitin 2019!

Kuriozitete

Luani: Pranoni kritikat me mirësjellje. Aftësia juaj për të besuar në veten tuaj është një nga pikat më të forta, por nuk do e tradhtonit veten nëse kritikat do i pranonit me mirësjellje dhe përulësi. Keni tendencën të shpërtheni kur dikush ju kritikon, por duhet të ulni hundën, pasi askush nuk është perfekt e si çdo njeri dhe ju gaboni.

Virgjëresha: Tregojeni veten e dilni nga guaska. Mos u shqetësoni, këshilla jonë nuk është që ju të hiqni dore nga integriteti juaj. Keni standardet tuaja të larta dhe mund t’i mbani ato të paprekura. Por nëse ju nuk mbroni me zë të lartë punën tuaj, apo nuk e “shisni” për atë që është, nuk do e bëjë një tjetër për ju.

Peshorja: Menaxhoni në mënyrë të zgjuar kohën. Të jesh i preferuari i të gjithëve vjen me një çmim. Ju kaloni kohën tuaj të çmuar duke u bërë qejfin njerëzve të tjerë, e jo duke kryer detyrat që i keni lënë vetes. Dëshira për të mos i prishur qejfin askujt, bën që ju të humbisni shumë kohë. Menaxhimi i energjisë tuaj në dobi të vetes mund të jetë zhgënjyes për disa, por do të jetë në të mirën tuaj.

Akrepi: Çlirohuni nga një hatër mbetje apo armiqësi. Ju jeni shenja më e fiksuar e zodiakut që nuk lëshon pe, nuk fal lehtë dhe nuk harron asnjëherë. Le të jete viti 2019, viti i paqes me veten tuaj. Mjaft e zemëruat veten për një kohë të gjatë, sepse jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar në mëri. Hidhini gjërat pas krahëve dhe vazhdoni jetoni të tashmen.