Kërkoni punë? – Zhvendosuni në këto qytete

Kuriozitete

punesimi

Pavarësisht politikës së disa vendeve kundër globalizimit, mjaft kompani kërkojnë të rekrutojnë talente të reja nga e gjithë bota. Firmat e mëdha sot në botë kërkojnë drejtues të cilët i njohin mirë kërkesat e konsumatorëve të tyre. Megjithatë, tregu i punësimit është i ngarkuar dhe shpesh nivelet e papunësisë i kalojnë normat e lejuara.

AIRINC, një kompani ndërkombëtare e kërkimeve ndërmori një pyetësor në rreth 400 qytete në të gjithë botën. Duke u bazuar në disa faktorë kryesorë si paga, taksat, niveli social etj., ata zbuluan 10 qytetet më tërheqëse në aspektin e punësimit. Ja cila është renditja!

1. Zurih, Zvicer
2. Gjenevë, Zvicer
3. Luksembug
4. Mynih, Gjermani
5. Vienë, Austri
6. New York, SHBA
7. Berlin, Gjermani
8. Toronto, Kanada
9. Kalgari, Kanada
10. San Francisko, SHBA