Kërkesa e çuditshme e vajzave tek doktori plastik: Nuk është më ngjashmëria me Kim…

Kuriozitete

kim

Për disa vite me radhë vajzat paraqiteshin te doktorët plastikë me foto të personazheve të famshëm me vete, si një guidë për të treguar çfarë dëshironin në pamjen e tyre. Vitet e fundit kanë qenë motrat Kardashian më të preferuarat nga vajzat, të cilat dëshironin t`iu ngjanin. Por, me sa duket, ky trend ka ndryshuar, pasi vajzat kanë një kërkesë të pazakontë për doktorët plastikë.

snap

Ato paraqiten me një foto të tyre të realizuara me filtër Snapchat-i dhe kërkojnë që fytyra e tyre të duket ashtu. Praktikisht ato kërkojnë hundë më të drejtë, lëkurë më të pastër, buzë të trasha dhe nofulla më të ngushta. Doktori plastik, Tijion Esho, e quajti këtë gjë dismorfia e Snapchat-it, pasi vuri re që një numër i madh vajzash, të moshës 18-25, po i drejtoheshin kinikës së tij me këtë kërkesë. Ai ka treguar se nuk iua ka përmbushur këtë kërkesë pacienteve të tij, pasi imazhet të cilave ato kërkojnë që t`iu ngjajnë, nuk janë reale.