Keni pasur një fëmijëri të lumtur? Ja çfarë thonë studimet për ju!

Kuriozitete

femijeri

Për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme duhet të përgjysmoni kaloritë, të ushqeheni shëndetshëm dhe të largoni cigaren? Po, kjo është një zgjidhje, por lumturia është tjetër gjë. Po cfare ndodh nëse shëndeti ynë ndikohet nga lumturia jonë në fëmijëri? Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë njerëzit të cilët kanë kujtime të bukura në femijëri dhe mardhënie të mira me prindërit kanë tendencën të kenë një shëndet më të mirë, të jenë më të lumtur , si dhe të jenë të prekur më pak nga sëmundje kronike.

australiaiss
Ne e dimë se memoria luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën sesi ne e shikojmë botën, veprimet tona në të ardhmen. Si rezultat ka një sërë mënyrash sesi kujtimet tona në fëmijëri ndikojnë në të ardhmen tonë. William J. Chopik PhD, ishte lideri në këtë studim që u krye dhe u shpreh në një intervistë se “ Ne kemi dalë në konkluzionin se kujtimet e bukura në fëmijëri kanë një efekt pozitiv në shëndetin emocional dhe fizik, nëpërmjet mënyrës sesi ato reduktojnë stresin ose ndihmojnë që individët të vendime të mira në të ardhmen. Personat që ishin pjesë e studimit të cilët mbanin mend nivele më të larta të afeksionit nga mamatë e tyre përgjatë femijërisë së tyre, kishin një shëndet të mirë dhe më pak simptoma të depresionit përgjatë jetës.