Keni neps për disa ushqime? Ja çfarë tregon për shëndetin tuaj

Kuriozitete

1- Çokollatë

Nëse trupi juaj kërkon çokollate, do të thotë që keni mungesë të magnezit. Një mënyrë e shëndetshme për të zëvëndësuar çokollatën janë bajamet ose çokollatat të cilat përmbajnë 70% kakao.

2- Embëlsira

Nëse kërkoni të hani gjëra të ëmbla gjatë gjithë kohës, do të thotë që ju keni mungesë gjumi dhe jeni të lodhur. Në vend të ëmbëlsirave, mund të hani fruta si qershi, pjeshkë, shalqi ose fruta të thata.

3- Djath

Nëse organizmi ju kërkon djath, tregon që keni mungesë të vitaminës A dhe D. Mund ta zëvëndësoni djathin me produkte të tjera të cilat nuk përmbajnë dhe shumë yndyrë, si djath i bardhë, mocarela etj.

4- Patatina

Keni nevojë për yndyrë të shëndetshme. Këtë gjë mund ta merrni shumë mirë edhe nëpërmjet salmonit, arrave ose avokadove.

5- Pijet e gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë shumë kafeinë dhe është një gjë që i mungon trupit tuaj prandaj dhe e kërkoni. Gjithashtu kjo tregon që keni edhe mungesë në kalcium. Një mënyrë e shëndetshme për t’i zëvëndësuar këto pije është të pini çaj ose të hani çokollata të zeza.

6- Akull

Dëshira për akull tregon që trupit tuaj i nevojitet hekur. Spinaqi dhe bizelet ju japin një sasi të mirë të hekurit që ju nevojitet në trup.