Është një e vërtetë universale se të gjithë fillojnë të thinjen pas të 40-tave. Megjithatë ka dhe nga ata që preken më shpejt nga kjo. Floku i thinjur vjen si rezultat i reduktimit të pigmentit të melaninës, por ka dhe një sërë faktorësh që ndikojnë në zbardhjen e parakohshme të flokut. Thinjat e parakohshme kanë të bëjnë shumë me mungesën e Vitaminës B-12. Kjo lëndë ushqyese asiston në procesin metabolik dhe i jep flokëve tuaj ngjyrën natyrale. Duke konsumuar peshk, qumësht dhe sojë, do të rrisni nivelin e Vitaminës B-12 në trup dhe nuk do të keni problem me thinjat.
Nëse keni filluar të thinjeni para kohë duhet të pyesni veten nëse keni pirë ose vazhdoni të pini duhan. Kjo vjen prej faktit se pirja e duhanit gjeneron radikalet e lira, të cilat shkaktojnë stresin oksidativ në sistem dhe që ndikojnë në nivelet e melaninës dhe kështu floku thinjet më shpejt. Gjithashtu edhe hormoni i stresit ndikon shumë në thinjen e parakohshme. Për këtë arsye duhet të mbani nën kontroll stresin, nëse doni të dukeni aq të rinj sa jeni në të vërtetë.