Kemi një lajm të mirë për njerëzit që qëndrojnë gjatë në shtrat!

Kuriozitete

Nëse gjithmonë mezi pret fundjavën për të qëndruar në shtrat të gjithë ditën atëherë ky lajm do të të gëzojë pa masë. Zakonet e tua të gjumit mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e jetës.  Në një studim të kryer shkencëtarët studiuan më shumë se 21.000 binjakë më shumë se 22 vjec, duke i pyetur ata për zakonete tyre të gjumit. Binjakët janë “objekti” më i mirë për studim pasi pjesa më e madhe e tyre janë rritur në të njejtin ambient dhe kanë të njejtën gjenetikë. Pjesëmarrësve i janë bërë pyetje në fillim të studimit dhe pas 22 viteve.

Ajo që zbuluan ishte se personat të cilët flinin më pak se 7 orë ose më shumë se 8 orë kishin një përqindje më të ulët rreth 17 dhe 24% për vdekje të parakohshme. Sipas këtij studimi sasia e gjumit që një person ka nevojë mund të variojë nga personi në person. Të flesh mjaftueshëm mund të ndihmojë në përmirsimin e shëndetit në përgjithësi. Studiuesit sugjerojnë se të fjeturit më pak se 7 orë në natë shkakton efekte negative në organizëm dhe në sistemin kardiovaskular, endokrin,imunitar si dhe atë nervor. Efektet anësore mund të jenë të tilla si: obeziteti, diabeti, sëmundje kardiake, hipertensioni, ankth, depresion, abuzimi me alkoolin.