Katër këshilla se si të hekurosni rrobat pa shumë mund…

Kuriozitete

hekur
Në rregull na duhet t’a pranojmë që të hekurosurit nuk është një ndër aktivitetet tona shtëpiake më të preferuara por është dicka që duhet bërë. Shpesh herë hekurosja është një proces i besdisshëm por ne e kemi zgjidhjen për ju. Më poshtë keni të listuara disa këshilla sesi të hekurosni rrobat tuaja pa u lodhur shumë.
1.Përpara se të hekurosni rrobat tuaja sigurohuni që ato të jenë pak të thata, kështu do mund t’i hekurosni më lehtë.
2. Disa orë para se të filloni hekurosjen spërkatni me ujë të vakët, mbështillni në formë rrethi dhe vendosni në qese plastike, lini të qëndrojnë disa orë.

keshilla per hekurosje ebukur 300x168
3.Këmishat dhe bluzat hekurosen duke filluar nga jaka, pastaj kalohet tek krahët – në fillim manshetat. Pas hekurosjes së krahëve fillohet pjesa e parë e këmishës, pastaj pjesa e shpinës, ndërkaq pjesa nga janë pullat hekuroset nga ana e brendshme.
4.Nga pjesa e brendshme hekurosen rrobat e mëndafshta, ato me zbukurime në formë dantellash, rrobat nga stofi i kadifenjtë. Në këtë mënyrë do të parandaloni ndonjë incident të vogël.