Katër efekte që dashuria shkakton tek njerëzit…

Kuriozitete

love
Dashuria për shumë njerëz është një burim frymëzimi dhe energjie pozitive, prandaj dhe njerëzit të cilët janë të dashuruar shpesh herë janë dhe më të lumtur. Shkencëtarët kanë studiuar arsyet pse sjellja jonë ndryshon kur ne biem në dashuri. Ata e lidhin këtë ndryshim të sjelljes me “hormonet e dashurisë” si dopamina dhe oksitocina, që ndikojnë tek gjendja jonë emocionale. Më poshtë keni të listuara disa nga efektet që dashuria shkakton tek njerëzit.
1.Njerëzit e dashuruar kanë tendencën të mos flenë gjumë.
Shumë prej nesh besojnë se njerëzit që bien në dashuri kalojnë netë të gjata pa gjumë. Mirëpo, studimet në Zvicër kanë arritur në përfundimin se një person që bie në dashuri fle një orë më pak se dikush tjetër që nuk ka dikë në krah, ose nuk ka për kë mendon.
2.Ata sillen sikur janë në gjendje të dehur.
Vetëm fëmijët dhe njërëzit e dehur janë të sinqertë. E keni vënë re se dhe pasi keni konsumuar disa gota verë gjithcka është më e lehtë, madje dhe komunikimi? Oksitocina, një nga hormonet e “dashurisë”, ndikon në trupin tonë në të njëjtën mënyrë si alkooli. A keni vënë re ndonjëherë se njerëzit e dehur duan t’i përqafojnë të gjithë personat që kanë përreth? Njësoj si alkooli edhe dashuria na bën më të afërt me njerëzit.
3.Zëri i tyre ka tendencën të ndryshojë.
Shkencëtarët amerikanë realizuan një studim në të cilin ata kërkuan njerëz që sapo kishin filluar një marrëdhënie romantike për të bërë disa telefonata. Gjatë këtyre bisedave u vu re se burrat kur flisnin në telefon me partneret e tyre e trashnin zërin për t’u treguar më burrëror, ndërsa gratë e ulnin zërin për t’u dukur më të ëmbla.Kjo është dhe një lloj mënyre për të bërë patnerin t’i dashurojë më shumë.
4.Kujdes! Dashuria mund të kthehet në varësi.
Ju ndoshta pa e kuptuar dëshironi të kaloni kohë vetëm me partnerin/en dhe në një farë mënyre jeni të fiksuar pas tyre. Kur një person bie në dashuri, truri aktivizohen të njëjtat pjesë të cilat aktivizohen kur një person ka një varësi ndaj kokainës. Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi me njerëzit që ne kemi rënë në dashuri gjithnjë e më shumë dhe ndihemi keq kur nuk jemi së bashku.