Pasuria është një ndjesi që secili nga ne kërkon në këtë jetë. Gjithmonë gjatë veprimtarisë së jetës së tyre të gjithë përpiqen për të punuar në mënyrë që të ndërtojnë një capital sa më të madh pasuror.
Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të ketë një ekonomi të mirë, të udhëtojë nëpër botë, dhe të shijojë gjithçka pa menduar për faturat. Por normalisht kjo gjë nuk arrihet duke fjetur gjumë. Njerëzit që bëhen të pasur punojnë fort por me zgjuarsi. Ata nuk janë ‘qeni i punës’, dhe nuk sakrifikojnë pushimet për pak monedha më tepër.
Duhet të keni parasysh që nëse harxhoni para për gjëra të panevojshme nuk do arrini kurrë të krijoni ekonomi të mirë. Aq më pak nëse nuk keni nisur asnjë investim, kënaqeni me atë rrogë që merrni dhe nuk lëvroni për më tepër.
Ndërkohë të gjithë personat që fokusohen te ëndrrat e tyre duhet ta kenë parasysh se nuk mund të bëhen kurrë të pasur.