Dita e djeshme thuhet të ketë qenë më e nxehta sipas sinoptikanëve, ndërkohë sot në mëngjes kur keni dalë nga shtëpia mund të keni vënë re që toka ka qenë e lagur ! Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotëm ka rënë shi me intesitet të lartë, e kjo pritej pas erës së nxehtë që ka fryrë gjatë gjithë ditës së djeshme. Reshjet e shiut do të bien thuajse në të gjitha qarqet dhe nuk do të mungojnë stuhitë apo shtrëngatat. E nëse gjatë javës në vijim temperaturat do të rriten sërish, këtë fundjavë mos prisni që moti të përmirësohet !
Parashikimi sipas IGJEUM Sot (e shtunë, dt.09) pritet të ketë reshje mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun Shkodër reshjet do të jenë lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Tiranë ato pritet të jenë lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet kryesore priten gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme dhe mund të jenë edhe në formë shtrëngate. TEMPERATURAT Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 25 °C në vendet e ulëta: 20 / 27 °C në vendet malore: 13 / 22 °C ERA Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.