Kafsha e parë që vure re tregon se si të ka ndryshuar koha për ju…

Kuriozitete

 

Le të provojmë të kuptojmë ndryshimet tona. Ky test i shpejtë viziv do të na ndihmojë të bëjmë pikërisht këtë. Cilën kafshë patë në fillim?

Kukuvajka

Jeni bërë më të mençur, më të kujdesshëm. Nuk jeni më kategorikë si më parë. E kuptoni që jo gjithçka varet nga njeriu. Keni mësuar të vlerësoni edhe rrethanat në lidhje me zgjedhjet tuaja.

Ariu

Ndiheni më të sigurt në krahasim me më parë, jeni bërë më të fortë. Keni mësuar si të mbyllni me sukses aktivitetet që janë të rëndësishme për ju. Kuptoni që dini dhe mund të bëni më shumë se sa më parë. Keni maturuar eksperiencat tuaja në shumë fusha të veprimtarive.

Ketri

Jeni bërë më praktikë. Keni mësuar të menaxhoni asetet tuaja joshëse, jeni bërë më socialë. Jeni më pak të varur nga opinioni i shoqërisë dhe më të përqëndruar tek jeta juaj.

Ujku

Jeni bërë më të shqetësuar për veten, për sigurinë dhe rehatinë tuaj. U besoni më pak njerëzve në përgjithësi. Tani keni metoda më të vështira për zgjidhjen e problemeve. Vetmia nuk ju tremb më.

Dhelpra

Keni mësuar të pranoni vetveten me të gjitha avantazhet dhe disavantazhet. Mendoni dhe analizoni më mirë. Jeni bërë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë. Keni moralin dhe rregullat tuaja për jetën.