Kafe vs. caj Kush eshte me i shendetshem ?

Kuriozitete

coffee.jpg

 

Edhe pse pjesës më të madhe të njerëzve në mëngjes u pëlqen të zgjohen me një filxhan kafe, aq sa kjo është bërë rutinë e përditshme që nuk ndryshon, shkencëtarët zbuluan se truri më shpejt zgjohet me një filxhan çaj.

Studiuesit britanikë përmes këtij studimi kanë zbuluar se çaji jeshil është çelësi i zgjimit të shpejtë. Çaji jeshil përveç tjerash ofron përfitime të shumta shëndetësore të tilla si përmirësimi i kujtesës etj.

Në këtë studim morën pjesë një grup prej 12 meshkuj të shëndetshëm, të ndarë në dy grupe, njëri grup që ka pirë vetëm çaj në mëngjes ndërsa grupi tjetër kafe.

Me anë të rezonancës magnetike, studiuesit kanë ekzaminuar efektin e pijeve në trurin e secilit grup, ndërsa pjesëmarrësit kanë bërë edhe një test për kujtesën. Në krahasim me qejflinjtë e kafesë, vullnetarët që kanë përdorur çajin shumë më shpejt kanë aktivizuar pjesën e trurit që është e lidhur me kujtesën dhe përqendrimin.

Çaji jeshil është i pasur me polifenol. Këto janë antioksidantë të fuqishëm të cilët shkatërrojnë radikalet e lira të trupit. Njëri nga hulumtuesit më të vjetër në botë për efektin e çajit jeshil, John Vajsburger argumenton se çaji jeshil dhe çaji i zi përmbajnë 8-10 herë më shumë polifenol sesa frutat dhe perimet.

Përveç antioksidantëve, çaji jeshil përmban vitaminë C, disa vitamina të grupit B, zink, magnez, kalium, mangan dhe fluor, shumë të vyera për trupin e njeriut dhe shëndetin e mirë.