Ka qaramanë e qaramanë, por bebet e këtyre vendeve thyejnë rekordin e lotëve

Kuriozitete

bebjaqan

Nëse, foshnja juaj nuk pushon së qari, mos u shqetësoni, ju nuk jeni i vetmi! Sipas një studimi nga “Journal of Pediatrics”, bebet që qajnë më pak gjenden në Danimarkë, më pas në Gjermani dhe Japoni. Gjithashtu, studimet tregojnë se kohëzgjatja e të qarave është më e madhe në 6 javët e para dhe reduktohet me kalimin e javëve në vazhdim. Megjithatë, edhe kjo varion në bazë të foshjave, disa prej tyre qajnë më pak se 30 minuta ndërkohë që të tjera arrijnë deri në 5 orë në ditë.

Shtetet ku bebet qajnë më shumë se në çdo vend tjetër janë Britania, Kanadaja dhe Italia.