Si një gjarpër, Jupiteri sapo ndërroi lëkurë duke ndërhyrë në çdo shenjë të zodakut për të vendosur ekuilibra të tjere, por edhe sfida që nuk do të jenë të lehta për të gjithë. Secila prej shenjave, përgjatë një viti, do të jetojë gjëra që nuk i ka njohur më parë. Kjo do të jetë stina e re e Jupiterit.
Dashi
Marrëdhëniet e tua do të përmirësohen. Mënyra e të dashuruarit gjithashtu. Optimizmi do të jetë pamja jote e re, çka do të të bëjë më të dashur te të tjerët.
Demi
Pozicionimi i ri i Jupiterit të kërkon të bësh miqësi të reja, të ‘kërkosh’ dashurinë ose, nëse e ke, bashkëjetesën. Megjithatë ekziston edhe ana tjetër e medaljes, nëse mendon se s’ka më asgjë mes jush, jepi fund!
Binjakët
Jupiteri do të bëjë pak pushim prandaj çështjet e zemrës do të jenë më emergjente se më parë. Mos u mërzit, nuk do të mërzitesh, thjesht do të kesh pak kohë për t’u rritur.
Gaforrja
Jupiteri nis një stinë të gjatë miqësie, diçka që do të ndihmojë të përmirësohesh e të jetosh një kohë të mirë. Do të të duhet energji për të perballuar Saturnin në periudhën e Krishtlindjes.
Luani
Jupiteri të thërret që të vendosësh pak rregull te emocionet dhe ndjenjat. Prandaj, miqësia e tij e re do të të sjell fat duke të dhënë një pamje më miqësore me njerëzit që do.
Peshorja
Jupiteri të lë takim në 2018, kështu që në muajt në vazhdim mund të ndihesh pak pesimist. Është moment për të kuptuar se çfarë humbet kur nuk e ke Jupiterin me vete.
…vijon në faqen tjetër…