‘ProDog Raw’ një kompani ushqimi për qen po kërkon 10 kandidatë që nuk e kanë problem të kalojnë gjithë ditën duke parë foto qenushësh. Pagesa? 20 paund ora për të paktën 6 orë.
Epo ja që ka edhe të tilla punë. Kjo kompani po bën një studim për të kuptuar sa ndikojnë në uljen e nivelit të stresit fotot e qenushëve. Prandaj ju duhen 10 njerëz që do shohin foto gjatë ditës, të lidhur me një monitorues zemre.
Ky studim erdhi pas një sondazhi sipas të cilit 73% e njerëzve preferojnë të shohin foton e një qeni ose maceje dhe jo të një miku a mikeshe online.
Gjatë ditës kandidatët nuk do bëjnë asgjë tjetër që do ndikonte në ritmin e tyre të zemrës. I vetmi kusht është që mosha e aplikuesve të jetë 18 deri në 60 vjeç.