Lajmet se Apple qëllimisht ngadalëson celularët e vjetër sapo të dalin modelet e reja, kanë pushtuar portalet për teknologjinë ditët e fundit. Por, gjigandi teknologjik nuk vonoi dhe doli menjëherë me një reagim zyrtar, ku pranoi se është e vërtetë që celularët ngadalësohen, por se faji qëndron tek bateritë. Bateritë kanë ngadalësuar celularët iPhone, duke i bërë shumë njerëz të mendojnë se kompania po i detyron njerëzit që të blejnë një celular të ri.
Njerëzit nuk janë të lumtur. Në fakt, një padi është ngritur kundër kompanisë nga përdoruesit e iPhone. Por, sipas kompanisë, ka një mënyrë se si ta shpejtoni punën e celularit tuaj.
Ju mund ta ndërroni baterinë e celularit dhe ta merrni një bateri të re. Kjo do ta rikthejë fuqinë e procesorit të celularit dhe natyrisht kushton shumë më lirë se ta blini një celular të ri.