Jo vetëm për ndërhyrje estetike, botoxi tashmë përdoret për të kuruar sëmundje!

Kuriozitete

botoc
Migrena kronike mund të pengojë stilin e përditshëm të jetës dhe punës, aq sa ditët e këqija janë më të shumta në numër se ato të mirat, ndaj duhet gjetur një zgjidhje optimale. Botoxi për migrenën është një alternativë e re e kurimit të kësaj sëmundje. Ndaj, të shumtë janë ata që kanë vendosur ta provojnë atë, për të pasur më pas një jetë në kufijtë e normalitetit.Botoxi që përdoret për migrenën dhe botoxi që përdoret për procedurat kozmetike është saktësisht e njëjta gjë. Gratë e reja dhe të moshës së mesme po bëjnë botox për qëllime kozmetike.

migrene

Gratë që e aplikojnë këtë metodë për arsye estetike shihnin lehtësim nga nga rrudhat, nga plakja, ndaj pse kjo të mos funksionojë për migrenën?! Ato gra që e përdorën për këtë qëllim ndjenë menjëherë lehtësim nga simptomat e tyre të migrenës. Pas kësaj, mjekët filluan ta kërkonin atë si një trajtim të drejtpërdrejtë.Shumë doktorë dhe dermatologë rekomandojnë që pasi keni kryer një seancë botox-i, të ulni dozën e trajtimeve, përveç rasteve kur pacienti përjeton dhimbje sërish. Mund të duhen afro dy javë deri sa të ndihen efektet e para të trajtimit, ndërkohë ka mes tyre pacientë që ndihen të lehtësuar që orët e para pas trajtimit. “Një raund trajtimi zakonisht zgjat tre muaj dhe efektet e tij po aq. Në varësi edhe të metabolizmit, botoksi i migrenës rekomandohet çdo tre muaj, dhe efikasiteti është maksimal”!