Jo çdo gjë që shkëlqen është flori, këto janë 3 gafat e dasmës mbretërore që i shpëtuan vëmendjes së të gjithëve

Kuriozitete

 

dasmaa

Përveç se tërhoqi vëmendjen mediatike në gazetat dhe revistat më prestigjioze të të gjithë botës, dasma mbretërore midis princit Harry dhe dukeshës së re të Sussex-it Meghan Markle do të mbahet mend edhe për shpenzimet e çmendura që kapën vlerën e plot 32 milionë stërlinave, duke u renditur kështu në 10 ceremonitë më të shtrenjta të të gjitha kohërave. Për martesën e përrallave u përdor teknologjia më e fundit kundër rrezeve UVA, u punua shumë që dekori i kishës, por edhe ambientit ku u zhvillua ceremonia pritëse pas betimit para Zotit dhe qytetarëve britanikë të ishte në lartësinë e duhur, megjithatë disa gjëra shkuan përtej pritshmërive. Më poshtë do të gjeni 3 gafat më të mëdha gjatë kurorëzimit të dashurisë të Meghan dhe Harry që u shpëtuan të gjithëve:

1.Princ Harry u ngatërrua teksa i hiqte vellon Meghan: Në qoftë se do t’ju kërkonim të na thonit detajin që ju tërhoqi më shumë vëmendje në dasmën mbretërore, me siguri mes syresh do të përmendnit shprehinë e fytyrës së princ Harryt teksa Meghan Markle i afrohej altarit. Ishte e pamundur të mos lexoje gëzimin dhe emocionet e tij në atë çast, aq sa princi u hutua nga partnerja dhe pati disa probleme të vogla kur u përpoq t’i hiqte vellon. Ndoshta duhet të kishin bërë disa prova më shumë, apo jo?

prinvellos

2.Princin Charles e zë gjumi në mes të ceremonisë: Në ndryshim nga dasmat e thjeshta që jeni mësuar të merrni pjesë, ku peshën peshën kryesore të përgatitjeve të ceremonisë e mbajnë vetë çifti, në rastin e Harryt dhe Meghan, ishte një armatë e tërë punonjësish dhe ndihmësish që u kujdesën që gjithçka të shkonte në mëmnyrë perfekte. Mirëpo edhe për pjesëstarët e tjerë të familjes mbretërore ka qenë një periudhë shumë impenjative, sidomos për dukën e Cornwall-it, princin Charles. Ai pati nderin të shoqëronte në altar, pjesëtarën më të re të familjes, dukeshën Meghan Markle, por ndërkohë që zhvillohej ceremonia përfitoi nga rasti për të marrë një sy gjumë. Ta ketë parë mbretëresha Elizabeth,vallë?

carlininanan

3.Fustani i Pipppa Middleton: Ndoshta fustani i përzgjedhur nga Pippa Middleton nuk mund të konsiderohet domosdoshmërisht si një gafë, por një gjë është e sigurtë, motra e dukeshës së Cambridge bëri që të gjithë të flisnin për të. Të shumtë ishin ata që krahasuan dizenjon e fustanit të shtëpisë së modës ‘’The Fold” me çajin e ftohtë me xhinseng dhe mjaltë, Arizona Iced tea. Duhet ta pranojmë, ngjashmëria mes dy produkteve është perfekte.

pipaice