Jeni vetëm për Shën Valentin? Ja si mund ta kaloni ditën e të dashuruarve!

Kuriozitete

singlesan

14 Shkurti është një ditë e veçantë për të gjithë të dashuruarit, por jo aq e këndshme për beqarët apo jo? Sikur të mos mjaftonte fakti që jeni single, duhet të shihni dhe çiftet e lumtura kudo, lulet që mbushin rrugë, reklamat plot zemra të çdo aktiviteti. Një atmosferë e çila duket sikur ka për qëllim të theksojë faktin që ju jeni vetëm.

Por, ka një zgjidhje për çdo gjë apo jo? Dhe nuk po flasim për tu munduar të gjeni të dashur këto ditë. Bëhuni të zgjuar, dhurojini vetes pak kohë për tu qetësuar. Udhëtoni diku! Idealja do të ishte të blinit disa veshje të reja, nje valixhe të vogël në dorë dhe të eksploroni një vend të ri. Por, kjo është në varësi të mundësive tuaja ekonomike. Megjithatë, nëse nuk mund të udhëtoni jashtë shtetit, mund të ndryshoni ambjentin brenda kufijve tanë.

Shkëputuni një ditë nga qyteti juaj dhe vizitoni një qytet që nuk e keni parë. Do të jeni tepër të zënë duke eksploruar atë vend, për ta pasur mendjen tek ççiftet e lumtura që do iu rrethojnë. E nëse as kjo nuk funksionon, të paktën ngushëllohuni me faktin që po shihni njerëz të rinj. Nuk do të rastisni me shoqërinë tuaj përballë në rrugë dhe të shihni sesi janë duke e kaluar Shën Valentinin.