Jeni vazhdimisht në ankth? Ja çfarë tregon studimi i fundit!

Kuriozitete

ankth
Ka shumë persona në mbarë botën që vuajnë prej ankthit në mënyrë të vazhdueshme. Por përveç shëndetit mendor, duket se ankthi ndikon negativisht edhe në shëndetin e kockave. Një studim i fundit ka zbuluar se ankthi dobëson kockat dhe ul nivelin e Vitaminës D. Kjo vjen edhe prej shkakut se densiteti i kockave ulet shumë në momentin kur prekeni nga ankthi dhe stresi.

kocka

Për herë të parë studimi ka zbuluar se femrat rrezikohen më shumë nga kjo gjë dhe kockat e tyre mund të pësojnë më shpejt dëmtime të rënda si për shembull thyerje. Por për të mos pasur të tilla probleme ju duhet që të merrni Vitaminë D dhe të konsumoni vaj peshku, të verdhën e vezës dhe drithëra. Gjithashtu duhet që të mos mendoni gjithmonë më të keqen dhe të kujdeseni sa më shumë për shëndetin tuaj mendor.