Jeni të fiksuara pas thonjve? Ja rreziku që fshihet tek xheli!

Kuriozitete

thonjte
Të bësh thonjtë me xhel apo me manikyr, është një nga ato gjërat të cilat femrat e konsiderojnë si ”llastim”. Por, ky llastim në fund vjen me një rrezik tejet të madh, siç është ai i kancerit. Llampat që përdoren për të tharë xhelin, emëtojnë rreze UV katër herë më të forta se dielli.

xhel

Edhe pse i mbajmë duart tek to për vetëm pak minuta, dëmi gjithsesi është aty. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë të heqim dorë përfundimisht nga estetistja jonë, apo qoftë edhe nga solari. Por, duhet patjetër të përdoret mbrojtje përpara se të bëni këto trajtime, me një krem kundra rrezeve të dëmshme me oksid zinku ose dioksid titani.