Çdo ditë shumë prej jush vrapojnë për të konsumuar kafen e mëngjesit. Për disa është një rutinë, për të tjerë është fiksimi që kanë pas kësaj pijeje, por gjithsesi jeni konsumues të rregullt. Ndoshta nuk e keni llogaritur ndonjëherë, por ky fiksim i juaji ju kushton gati 1 milion lekë të vjetra për një vit konsumim. Është e pabesueshme, por e vërtetë.