Për duhanpirësit mund të duhet shumë kohë që mushkëritë të pastrohen tërësisht nga toksinat dhe tymi i duhanit. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se zgjidhjen mund ta keni shumë afër – në kuzhinë. Studimi që ka zgjatur për gati një dekadë sugjeron se dietat e pasura me domate dhe fruta, sidomos mollë, mund të përshpejtojnë procesin e shërimit të mushkërive të dëmtuara nga duhani.
Ekspertët thonë se ky studim është një tjetër arsye përse duhet të ushqeheni shëndetshëm. “Kemi kuptuar edhe që dietat e pasura në fruta dhe perime, si dieta mesdhetare dhe DASH, kanë përfitime shëndetësore. Këto dieta kanë në përmbajtje të lartë fruta dhe perime, ushqime që janë sidomos të pasura në antioksidues”.