Jeff Bezos sapo u bë akoma më i pasur

Kuriozitete

Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon, rrënjosi edhe më tej pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë. Amazon raportoi fitime gjatë sezonit të festave që i tejkaluan parashikimet.

Me datë 30 Janar, kompania raportoi se fitimet dhe të ardhurat e tremujorit u rritën me dy shifra dhe tejkaluan pritshmëritë e analistëve. Ky raportim rriti vlerën e aksioneve me 12% dhe i shtoi për punë 15 minutash, 12.8 miliardë dollarë pasurisë së Jeff Bezos. Që nga ky moment, pasuria e tij vlerësohet me 128.9 miliardë dollarë.

Gjithashtu, vlera e tregut të Amazon u shtua 90 miliardë dollarë, duke u bërë kështu, kompani 1 trilion dollarëshe.