Jeff Bezos do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të shpëtuar mjedisin

Kuriozitete

Të hënën, Jeff Bezos njoftoi se do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të shpëtuar mjedisin. Bezos Earth Fund do të nisë shpërndarjen e fondeve këtë verë.

“Dua të punoj përkrah të tjerëve për të amplifikuar mënyrat që funksionojnë dhe për të gjetur mënyra të reja për të mposhtur impaktin shkatërrues që ka pasur ndryshimi i klimës në planetin që quajmë të gjithë shtëpi,” tha Bezos në një postim në Instagram.

“Kjo iniciativë do të financojë shkencëtarë, aktivistë, organizata jo-qeveritare – çdo përpjekje për të ruajtur dhe mbrojtur natyrën. Ne mund ta shpëtojmë tokën. Ama duhet të përpiqemi të gjithë, kompanitë e mëdha, kompanitë e vogla, shtetet, organizatat botërore dhe individët.