Dashi: Pritet që në përgjithësi kjo të jetë një javë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Që pas ditës së mërkurë, të gjitha energjitë do t’i përqendroni në çështjet që kanë lidhje me banesën tuaj. Do të investoni në ristrukturimin e saj, në lidhjen e një kontrate qiraje ose në blerjen e një shtëpie të re. Në aspektin profesional, do t’ju njihen meritat dhe kjo do t’ju shtyjë të vazhdoni përpara. Në aspektin sentimental do të tregoheni mjaft këmbëngulës.
Demi: Gjatë këtyre ditëve do të jeni mjaft pesimistë, aq sa do ta keni të vështirë t’u jepni zgjidhje problemeve që do të hasni. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni, sidomos në fundjavë, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet. Kini parasysh se kjo është vetëm një situatë kalimtare, që me pak durim dhe këmbëngulje nga ana juaj do të arrini ta përballoni me sukses.
Binjakët: Ju pret një javë pozitive. Që në krye të saj do të ndjeni dëshirën për të bërë shumë gjëra. Me përjashtim të ditës së mërkurë dhe të enjte, që do të keni një humor të luhatshëm, në ditët në vazhdim do t’i shikoni gjërat me sy optimist dhe do të jeni të gatshëm për të vepruar. Pritet edhe që tek-tuk të lindë ndonjë shkëndijë dashurie. Për beqarët parashikohen njohje të reja. Në aspektin profesional, diçka e papritur mund t’ju bëjë nervozë.
Gaforrja: Fare mirë mund ta quajmë këtë java e kompromiseve. Nëse kjo do të ishte një lojë me ruletë, do t’ju këshillonim që bastet t’i linit për ditën e enjte, sepse ajo do të jetë dita më me fat në dashuri. Në aspektin familjar gjithçka do të shkojë mirë. Kur vjen fjala te puna, ndiheni paksa të stresuar. Në ditët në vazhdim pritet që të keni ndryshime. Do të ishte mirë që t’i merrnit gjërat me qetësi.
Luani: Data 2 dhjetor do të shënojë ditën në të cilën Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj, duke iu bashkuar Diellit. Kjo do të ndikojë kryesisht në sferën profesionale, duke sjellë ndryshime të shumta. Me siguri që do të keni ide të reja, të cilat duhet t’i vini në zbatim përpara datës 17. Do t’i mendoni gjërat ndryshe nga partneri, prandaj është e këshillueshme që të përpiqeni të gjeni gjuhën e përbashkët me të, sidomos nëse do të pretendojë t’ju imponojë idetë e veta.
Virgjëresha: Pritet që kjo të jetë një javë e mbushur me keqkuptime. Do të hasni vështirësi në komunikim, aq sa mund të themi se kjo do të jetë thembra juaj e Akilit gjatë këtyre ditëve, si në rastin e çështjeve profesionale dhe për ato sentimentale. Kujdes të mos tregoheni impulsivë, pasi kjo do t’ju shtyjë të gaboni dhe më shumë. Nëse doni që lidhja me partnerin t’ju shkojë mirë, duhet të merrni në konsideratë mendimin e tij, pasi kështu do të kuptoni se për çfarë ka realisht nevojë.
Peshorja: Dielli dhe Hëna të vendosur mirë në shenjën tuaj, së bashku me zhvendosjen e Mërkurit, do t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve, sidomos ditën e enjte. Një mik do të kërkojë ndihmën tuaj dhe ju nuk do t’ia kurseni. Kur bëhet fjalë për çështjet e punës dhe të zemrës, yjet ju këshillojnë që të tregoheni këmbëngulës dhe me siguri që do ta arrini atë që po kërkoni.
Akrepi: Gjatë gjysmës së parë të javës, era do të fryjë e mbarë për të lindurit nën shenjën e Akrepit. Pas datës 2 dhjetor do të reflektoni thellë për situatën në të cilën ndodheni. Në ditët në vazhdim do ta humbisni mbështetjen e Mërkurit, por binomi Neptun-Venus do të vazhdojë t’ju favorizojë. Do të jeni në sintoni me partnerin, gjithçka që ai do të propozojë do ta pranoni. Në aspektin profesional do të merrni vlerësime të mira, por qëndroni me këmbët në tokë.
Shigjetari: Kjo do të jetë një javë sa e ngarkuar aq edhe premtuese në aspektin profesional për të lindurit e kësaj shenje. Do të arrini ta vlerësoni situatën me intuitë dhe me siguri që do ta gjeni zgjidhjen për një çështje delikate. Në fundjavë Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe do të jeni të detyruar të merrni disa vendime. Në sferën e ndjenjave do të zbuloni një anë të partnerit, që nuk e kishit njohur më parë. Një këshillë e mirë do të ishte që të mos ndërhyni në punët e tij.
Bricjapi: Duket se gjithçka do t’ju ecë mbarë në aspektin e ndjenjave gjatë këtyre ditëve. Do të tregoheni brilantë dhe partneri do t’ju mbështesë në çdo vendim tuajin dhe herë-herë do t’ju bëjë surpriza të bukura. Yjet ju këshillojnë që të bëni pak kujdes në çështjet e punës. Në datat 2 dhe 3 dhjetor Hëna do të jetë në prapavijë, duke ju krijuar një gjendje nervozizmi. Veproni me kujdes, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.
Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë dhe e ngarkuar në aspektin profesional. Por tek-tuk do të ketë dhe goditje të pabesa dhe provokime, të cilat me kalimin e kohës keni mësuar që të mos u jepni rëndësi. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni të vëmendshëm dhe me siguri që do të arrini ta gjeni një zgjidhje. Në aspektin sentimental situata paraqitet e qetë dhe pozitive.
Peshqit: Me siguri që gjatë këtyre ditëve do t’ju mungojë dëshira për t’iu përveshur punës dhe do të donit që këtë kohë t’ia kushtonit vetes suaj. Por gjithsesi do t’ju ofrohen mundësi të shumta në aspektin profesional. Do të merrni propozime që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes suaj ekonomike . Ditën e mërkurë do të keni fat në dashuri. Për beqarët parashikohen njohje të reja.