Memet janë pjesë e jona çdo ditë. Teksa hedhim një sy në internet apo rrjete sociale, do të gjejmë video me mbishkrime, ose foto të ndryshme që lidhen me jetën tonë.
Sipas një studimi të fundit të bërë në Angli, ato duhen ndaluar, pasi përçojnë mesazhe negative dhe kontribuojnë në rritjen e numrit të obezëve.Ka disa projektligje që pritet të zbatohen në lidhje me çështjen në fjalë. Në disa shtete të Europës, memet tashmë kanë nisur të ndalohen.