Dhe ata jetuan të lumtur derisa shenjat e horoskopit i ndanë”, por jo në rastin e dy shenjave të mëposhtme të cilët duket të jenë lidhur me zinxhirët e dashurisë deri në përjetësi. Si gjithmonë yjet na tregojnë se ndikimi i tyre në jetën tuaj është i pashmangshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës dhe vazhdimësinë e një lidhjeje. Ja cilat janë shenjat që nëse bëhen çift, askush dhe asgjë nuk mund t’i ndajë dot më.
Virgjëresha dhe Ujori
Në këtë çift te zodiakut, është Virgjëresha ajo që “pushton” zemrën e Ujorit, sigurisht që falë strategjisë së saj që nuk mund të mos jetë po aq perfeksioniste siç është vetë Virgjëresha. Ujori bie pre e sharmit të kësaj të fundit dhe së bashku krijojnë një lidhje të pazakontë, por që reziston deri në përjetësi. Ujorët janë ëndërrimtarë te mëdhenj, ndërsa Virgjëreshat me pragmatike prandaj përmbushin njëri-tjetrin. Dashuria e tyre është e mbushur me emocione, të papritura, kujtime që lënë shenjën e tyre përgjithmonë.