Portali European Best Destinations në një analizë që ka bërë ka arritur që të rendisë urat më të bukura të Europës. Pjesë e kësaj liste janë urat me dizajnin më të bukur. Në listën e urave më të bukura të Kontinentit të Vjetër janë;
Ura “25 Avrile” në Lisbonë, e gjatë 2.277 metra, e inauguruar më 6 prill të vitit 1966, e cila është renditur si ura e parë më e bukur në Europë, e ndjekur nga Ura Bridge në Londër. Kjo është një urë e ndërtuar në vitet 1886 dhe 1894, mbi lumin Temza një ndër urat më të njohura në botë, e dyta në këtë listë.
Ura mesjetare Ponte Vecchio në Firencë është radhitur në vendin e tretë. Bastei në Gjermani, në lartësi mbidetare 305 metra, versioni i parë prej drurit u ngrit më 1824, kurse me konstruksion metalik më 1851, është renditur e katërta, ajo depërton përmes shkëmbinjve mbi lumin Elba.
Ura Dom Luis I në Port në Portugali është renditur e pesta në këtë listë. Viadukti Milo në Francë, zyrtarisht ura më e lartë në botë (343 metra), u inaugurua më 2004. Kalon nëpër grykën e lumit Tarn.
Ura Vargore e Secenjit në Budapest është lëshuar për komunikacion më 1849, që në listën e urave më të bukura të Europës është radhitur në vendin e shtatë. Ura Rialto në Venecie, e teta në këtë listë, është njëra nga katër urat që lidhin brigjet e Kanalit të Madh.
Urës Kapelës në Luzern, e ngritur në shekullin e 14-të, i është rezervuar vendi i nëntë dhe e dhjeta në këtë listë është renditur Puente Nuevo është simbol i qytetit Rondo në jug të Spanjës.