Nëse nuk dëshironi që rrjeti social të dijë çdo gjë për ju atëherë është e rëndësishme që ju ta ngatërroni atë duke i dhënë informacione të gabuara.
Rrjeti social i bën paratë duke “shënuar” çdo lëvizje tuajën nëpër internet, miqtë dhe bisedat tuaja, në mënyrë që të zbulojë se çfarë njeriu jeni. Më pas, këtë informacion e përdor për të përcaktuar reklamat që do të shfaqë për secilin prej nesh.
Megjithatë shpesh Facebook merr të dhëna të çuditshme e ndonjëherë edhe të gabuara mbi përdoruesit e tij dhe është e lehtë për të zbuluar se çfarë ka vendosur se ju tërheq. Preferencat e secilit prej nesh mund t’i shihni në “the dedicated page” në Facebook. Aty gjendet lista e plotë që rrjeti social mendon se janë në interesin tuaj, të grupuara në kategori si, “Food & Drinks” apo “Hobbies & Actives”, etj.
Duke klikuar në secilën kategori do të shihini përse Facebook mendon se jeni të interesuar. Ndonjëherë kjo ndodh për shkak të një faqje specifike që pëlqeni. Për të ngatërruar informacionet është e rëndësishme që të klikoni faqe të ndryshme që nuk kanë lidhje me detaje të rëndësishme për ju. Gjithashtu preferencat e shënuara nga Facebook, që me pak fjalë do të kontribuojnë në reklamat që faqja do të shfaqë për ju në të ardhmen. /albeu.com/