Këpucët e lëkurës janë të shtrenjta, prandaj kanë nevojë për një kujdes më special. Këtu gjeni disa këshilla shumë të vlefshme që këpucët tuaja të mos prishen.
1. Mos i mbani asnjëherë këpucët e lëkurës në kuti. Duhet t’i mbani në një vend të hapur, sepse kutia ka lagështirë.
2. Nëse këpucët u bëhen ujë, duhet t’i mbushni me gazeta për t’i tharë. Mos përdorni tharëse, sepse mund të prish materialin e lëkurës.
3. Duhet t’i pastroni me kujdes. Lagni një pecetë me ujë të ngrohtë, për të hequr papastërtitë. Më pas i thani natyralisht, por mos i nxirrni në diel.
4. Duhet të përdorni bojë për këpucët e lëkurës, sepse lëkura ka tendencë të humbasë vajin e saj natyral dhe fleksibilitetin. Duhet t’i lyeni me bojë çdo dy javë.