Ja si mund të shmangni stresin, sipas shkencës…

Kuriozitete

ssssssssssssssssssssssssssss
Stresi mund të shkaktohet nga shumë faktorë, po së fundmi është mësuar se ai është edhe ngjitës. Ashtu si gripi apo sëmundje të tjera ngjitëse, mund ta ‘fitoni’ stresin edhe prej personave të tjerë dhe mund të veprojë njëlloj si një virus. Kjo gjë është zbuluar nga shkenca dhe madje thuhet se nuk është aspak e çuditshme, sepse si qenie humane ne gjithmonë kemi interes të caktuar biologjik për të parë si ndihen të tjerët rreth nesh. Madje nuk dihet se sa mund të zgjasin efektet e këtij lloj stresi, prandaj duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë ‘sëmundje ngjitëse’, gjithçka është në dorën tuaj.

strssssss
Për këtë arsye duhet të bllokoni çdo emocion negativ. Nëse parashikoni se do të bëheni pjesë e një situate stresuese përpara kësaj bëni diçka që dashuroni ose që ju bën të qeshni. Gjithashtu duhet të merrni ajër të pastër. Duke bërë një shëtitje në natyrë dhe duke marrë ajër të pastër, është një nga zgjedhjet më të zgjuara që mund të bëni. Duhet të flisni me dikë që e besoni, sepse mbështetja sociale redukton në një masë të madhe stresin.