Çdokujt i ndodh në jetë ta kalojë një natë pa gjumë apo të flejë keq. Madje ndodh më shpesh edhe për shkak të stilit të jetës. Stresi i shumtë dhe ritmet e çmendura, por edhe një kequshqyerje mund të shkaktojë atë ndjenjën e ankthit që nuk na lejon të mbyllim sytë.
1.Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurtra para se të shkoni në shtrat.
2.Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
3.Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
4.Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
5-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.