Ju ka ndodhur të ngecni ndonjëherë në trafik dhe të vrisni mendjen se si mund ta shmangni? Me siguri që po, po shumë pak prej jush mund t’i ketë vajtur mendja tek kjo mënyrë e pazakontë e shmangies së trafikut. Ku ndodh? Në një vend ku ndodhin edhe shumë “çudi” të tjera, në Dubai. Aty do të shihni se makinat e policisë janë Lamborghini, të tjera të lara me ar, por edhe makina të cilat transportohen me anë të një aeroplani.