Ja sa orë gjumë bën Obama, Berluskoni dhe Bill Gate

Kuriozitete

obamaa2

Gjumi është një proces i rëndësishëm në shëndetin tonië një gjum i mirë është dhe një mënyrë e mirë për të pasur shëndet të mirë mendor.

Në bazë të një studimi është nxjerr se kush nga njerëzit e famshëm flenë më shumë ose më pak. Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, ka fjetur vetëm katër orë në ditë dhe nuk ishte i vetmi person që kaq pak kohë ka kaluar në gjumë.

“Babai i energjisë elektrike”, Nikola Teslën, siç e quan e përditshmja britanike “Daily Mail”, ka fjetur vetëm dy orë gjatë natës.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, për ëndrrat e tija ka ndarë dy deri katër orë, ndërsa presidenti aktual amerikan Barack Obama, flenë nga gjashtë orë në ditë.

Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates mesatarisht kalon shtatë orë në gjumë, miliarderi Donald Trump tri orë ose më pak.
Ndërsa ekspertët rekomandojnë që personat nga 18 deri në 64 vjeç duhet të flenë nga shtatë deri nëntë orë në ditë.

Por, Thatcher dhe Obama bëjnë përjashtim në botën e politikanëve, sepse, sipas “Daily Mail”, politikanët janë grupi me numrin më të lartë të njerëzve të cilët flenë nëntë ose më shumë orë gjatë natës.