Ja sa mund të qëndrojë Koronavirusi tek telefoni ynë…

Kuriozitete

Deri në nëntë ditë. Po, e lexuat mrië. Nëse nuk e dezinfektoni telefonin siç duhet, virusi sars korona mund të qëndrojë deri në nëntë ditë aty, duke iu bërë potencialisht të rrezikuar. Ne e mbajmë gjatë gjithë ditës në dorë, prandaj rreziku është i shtuar.

Sipas studimeve, në varësi të materialeve si metal, qelq, apo plastikë virusi mbijeton deri në disa ditë, sipas kushteve. Për këtë arsye, ai duhet pastruar sa herë që lajmë edhe duart, pasi është një nga objektet që mbajmë më shumë në dorë.

Ekspertët rekomandojnë që ai të pastrohet me alkool dhe një pecetë mikrofibër dhe jo me detergjente, sapun e ujë pasi mund ta dëmtojnë atë.

Mos e neglizhoni këtë këshillë. Është thelbësore për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj këto ditë kur rrezikohemi nga koronavirusi i ri!