1- Ndalon dhimbjet e shpinës
Nëse flini pa jastik trupi juaj do të qetësohet në formën e tij natyrale dhe nuk do të keni probleme me shtyllën tuaj kurrizore.
2- Ndalon dhimbjet e qafës
Jastikët të cilët janë shumë të fortë ose shumë të butë mund të krijojnë probleme qafe, pasi pozicioni në të cilin do flini nuk do të jetë i rehatshëm.
3- Lufton dhimbjen e kokës
Nëse zgjoheni me dhimbje koke, arsyeja kryesore është vet jastiku. Nëse jastiku juaj është shumë i lartë, do krijojë një pozicion të keq për qafën, duke ju shkaktuar dhimbje koke.
4- Do jeni më pak të stresuar
Nëse gjatë gjumit jastiku është jo i rehatshëm, ju do të zgjoheni disa herë gjatë natës, duke sjellë që trupi juaj nuk do të ketë marrë kohën e nevojshme për të funksionuar normalisht. Mungesa e gjumit shkakton ndryshim në sjelljen tuaj, të të menduarit dhe trupi juaj do prodhoje më shumë hormone stresi gjatë ditës.
5- Nuk do të keni akne në fytyrë
Fytyra juaj nuk do të ngjeshet pas jastikut gjatë natës dhe kjo gjë do të sjelle që ju të mos keni shumë akne. Jastiku mund të mos jetë gjithmonë i pastër, ndaj edhe kjo gjë mund të shkaktojë aknet.
6- Të bën mirë për flokët
Jastiku përthith yndyrën nga flokët tuaj, duke i lënë ato të thatë. Gjithashtu mund të bëhen edhe shumë lëmsh nëse lëvizni shpesh.