Ja pse nuk duhet kurrë të komentoni Amen në një foto në facebook

Kuriozitete

aeen

Me siguri që të gjithëve ju ka rastisur një post në Facebook ku ju kërkohet të komentoni Amen. Gjithmonë këto poste kanë një fotografi të cilën nuk mund të mos e vini re dhe nëse vazhdoni të shihni postet e tjera pa komentuar apo bërë like, ndiheni sikur të keni bërë një gabim.

BrightSide ka kryer një kërkim për këtë dhe ka arritur në përfundimin se postime të tilla nuk duhen komentuar apo pëlqyer. Është e pamundur të shpëtohen jetë nëpërmjet komenteve tuaja! Këto lloj postimesh përdoren nga faqe të ndryshme për të mbledhur sa më shumë informacion mbi profilin tuaj. Me të dhënat e grumbulluara për ju, ata ju shfaqin publicitet, viruse dhe spame. Gjithashtu, ju marrin informacionet tuaja personale si vendi ku jetoni, ditëlindja, email etj të cilat përdoren për të hakuar llogarinë tuaj.

Gjithashtu, nëse ju i shpërndani këto postime në profilin tuaj bëni gabim pasi kështu ndihmoni këto faqe të rrisin popullaritetin e tyre. Mbani mend një like më shumë apo një koment “amen” nuk do të shpëtojë asnjë jetë, thjesht do të rrisni të ardhurat e të gjithë atyre që menaxhojnë faqe të tilla me qëllime dashakeqe.