Në 17 Prill u bë funerali i princit Philip i cili pati një rëndësi dhe vëmëndje të madhe jo vetëm për Anglinë por për të gjithë botën. Philip nuk ishte vetëm bashkëshoti i mbretëreshës por ka luajtur një rol të rëndësishëm në monarki për 70 vite.
Edhe pse një ditë e trishtë për familjen mbretërore, mediave nuk i shpëtuan detajet e ndryshme, që nga marrëdhënia e Harryt dhe William dhe deri tek detajet e veshjeve të familjarëve.
Pikërisht nga këto te fundit u vecua Kate dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Ajo ka gjithnjë mesazhe në veshjet e saj ose bizhuteritë që mban.
Pikërisht dje ajo mbante një varëse dhe një pal vath të cilët kishin një kuptim, të shprehnin se ajo i qëndron afër mbretëreshës në këtë ditë të vështirë.
Varesja dhe vathët janë një dhuratë e mbretëreshës Elisabeth për Kate vite më parë. Gjithashtu ato i ka mbajtur Diana përpara saj kështu që nuk janë të panjohura.
Ky komplet me perla dhe diamante është vendodur nga të treja gratë në raste të rëndësishme ashtu si edhe ndodhi ditën e djeshme.