Ja pse duhet të konsumoni një pjatë me fasule në javë

Kuriozitete

fasulet.jpg

Kohët e fundit, studiuesit e Qendrës Harvard për Shëndetësi kanë zbuluar se një dietë e pasur me fasule mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceri. Studimet kanë treguar se gratë që kanë konsumuar fasule një herë në javë kishin një shans 24 % më pak të prekjes nga kanceri i gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip 2, tension të lartë dhe kancerin në zorrën e trashë.
Hulumtimi i fundit është kryer në 120 pacientë që vuajnë nga diabeti tip 2 dhe ka treguar se marrja e rregullt e fasules është një zgjidhje e shkëlqyer për uljen e presionit të gjakut. Fasulet parandalojnë një rritje të shpejtë të glukozës në gjak pas një vakti. Fasulet përmbajnë shumicën e aminoacideve esenciale, në kombinim me drithëra.
Përveç proteinave, ato ofrojnë një përmbajtje të lartë të hekurit, kaliumit, kalciumit, magnezit dhe zinkut. Po ashtu, janë një burim i mirë i vitaminës B. Përmbajtja e lartë e fibrave është përgjegjës për tretje të mirë dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.