1.Dielli
Rrezet ultraviolet të diellit ndikojnë negativisht duke thithur të gjithë lagështirën në flokun tuaj dhe i dëmtojnë shumë ata. Flokët fillojnë të humbasin ngjyrën dhe të bëhen më të thatë. Për ta parandaluar këtë gjë duhet ta mbroni flokun me një kapele të madhe ose të përdorni një mbrojtës kundër nxehtësisë.
2.Klori
Gjatë verës ne jemi më shumë të ekspozuar ndaj kimikateve, kryesisht klorit, që gjendet me shumicë në pishina. Për këtë arsye flokët thahen, bëhen më të brishtë dhe mund të thyhen më lehtë. Për ta parandaluar duhet të aplikoni në flokë vaj ulliri ose kokosi për t’i mbajtur të shëndetshëm.
3.Zbokthi
Moti i nxehtë përkeqëson zbokthin, duke qenë se temperaturat e larta janë ideale për shumimin e mikrobit që shkakton zbokthin. Nëse zbokthi nuk trajtohet mund të shkaktojë probleme në skalp dhe kështu do të humbisni më shumë flokë. Për ta parandaluar duhet të përdorni gjatë gjithë muajve të verës një shampo kundër zbokthit
4.Krehja e flokëve të lagur
Gjatë verës floku është pothuaje përditë në kontakt me ujin. Kështu në momentin kur flokët janë të lagur e mira është që të shmanget krehja e tyre, duke qenë se flokë kanë tendencë të bien më shumë kur janë të lagur.
5.Balsami i flokëve
Balsami i flokëve është armiku më i madh i flokëve tuaj gjatë stinës së verës. Balsami largon lagështirën nga flokët dhe i bën ata të thatë dhe kështu mund të thyhen më lehtë. Për ta parandaluar duhet të përdorni sa më pak balsam ose të përdorni maska hidratuese për flokët njëherë në javë.