Shpesh herë ju ka ndodhur të shikoni një ëndërr të bukur por mos t’a mbani mend se çfarë keni parë? Një pjesë e njerëzve janë të aftë të rikujtojnë ëndrrat, ndërsa pjesa tjetër jo. Për të shpjeguar këtë u morën në studim 41 persona. Disa prej tyre thanë se i mbanin mend ëndrrat dhe shikon ëndrra 5 herë në javë, ndërsa disa të tjerë nuk arrinin t’i kujtonin. U përdor një teknikë për imazhin e trurit, që shikonte aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve gjatë kohës që ata flinin.
Dy zona të trurit të njerëzve që arritën të mbanin mend ëndrrat e tyre ishin më aktive gjatë gjumit REM (gjumi me lëvizje të shpejta të syve). Dhe nëse nuk e dini ëndrrat tona më të gjalla dhe të paharruara ndodhin gjatë gjumit REM. Pas përfundimit të studimit, shkencëtarët dolën në konkluzionin se:
1.Personat që mbajnë mend ëndrrat shikojnë ëndrra më të gjalla.
2.Njerëzit që shikojnë shumë ëndrra ngrihen shpesh nga gjumi gjatë natës dhe kjo aktivizon procesin që memorizon ëndrrat. Ata që ngrihen nga gjumi menjëherë pasi shikojnë një ëndërr lejojnë që truri i tyre të ç’kodojë ëndrrën në memorie.