Moti ditët e fundit po na surprizon të gjithëve. Me siguri shumë nga ju e kanë provuar një nga këto ditë çdo të thotë të lagesh nga shiu. Nëse e keni pyetur veten për ujin e shiut dhe si ndikon ai te floku, ka një përgjigje. Shiu përmban shumë kimikate, prandaj nëse ju ndodh të lageni duhet ta lani kokën sa më shpejt të jetë e mundur.
Do ishte mirë të përdorni edhe vajin e kokosit për ta sjellë në vete flokun përsëri, duke e masazhuar me kujdes. Ndërsa për rutinën e të larit dhe përdorimit të shampos apo balsamit, më e mira që mund të bëni është ta lani vetëm 2-3 herë në javë.