Ja kush janë 10 personat më inteligjentë në botë

Kuriozitete

Pothuajse 50 për qind e popullatës së botës ka koeficient inteligjence ndërmjet normës 90 apo 110 dhe 2.5 për qind kanë një koeficient inteligjence nën 70, ndërsa vetëm 0.5 për qind mund të quhen gjeni të vërtetë, pasi kanë një koeficient inteligjence mbi 150.

Në mesin e këtij 0.5 përqindëshi janë dhjetë nga njerëzit më të mençur, të arriturat dhe mendjet e të cilëve askush nuk mund t’i vërë në pikëpyetje. Ja cilët janë ata.

1. Terence Tao
Terence Tao është një matematikan Australian i cili punon në analizat harmonike, ekuacionet diferenciale të pjesshme, kombinatorika shtuese, teoria ergodike Ramsey, teoria e rastit të matricës dhe në teorinë e numërave analitikë. Tao mbart një nivel të lartë të koeficient të inteligjencës rreth 230. Ai përfundoi njëkohësisht nivelin Bachelor dhe Masterin në Linders University në moshën 16 vjeçare. Aftësitë e tij janë të spikatura në lëmin e matematikës. Ai është gjithashtu profesori më i ri në UCLA.

163787

2. Marilyn vos Savant

Marilyn vos Savant ka një koeficent inteligjence (IQ) rreth 228. Ajo është një gazetare amerikane, autore, lektore dhe dramaturge e cila u bë e famshme në Librin e Rekordeve Botërore Gines si femra me IQ më të lartë. Që nga viti 1986 ajo ka shkruar “Pyesni Marilyn”, në një revistë Parade ku u përgjigjet pyetjeve mbi tema të ndryshme.

163787

3. Christopher Hirata

Christopher Hirata sot është 32 vjeç dhe me IQ-në 225, e cila është fenomenale. Ai ka qenë një mrekulli që në fëmijëri, në moshën 16 vjeçare ka punuar për NASA, për misionin e saj në Mars. Si 23 vjeçar ishte fitues i diplomës nga astrofizika në universitetitn e Princeton. Ndërsa ishte amerikani më i ri, që në moshën 13 vjeçare ka mundur të fitojë medaljen e artë nga fizika.

163787

4. Kim Ung-Yong
Kim Ung-Yong është një inxhinier civil Korean me një IQ të verifikuar në 210, i cili konsiderohet si mjeshtër që në fëmijërinë e hershme. Në moshën 6 muajsh ai ishte në gjendje që të fliste dhe të kuptonte gjuhën koreane dhe gjuhë të tjera. Në moshën 14, ai ishte në gjendje që të zgjidhte problemet më komplekse drejtpërsëdrejti në televizionin japonez. Ai gjithashtu fitoi edhe rekordin botëror në librin Gines (Guinness book of World Record).

163787

5. Rick Rosner
I talentuar dhe me një IQ të mahnitshme me 192 pikë, Richard Rosner është një producent televiziv amerikan, i njohur për krijimin e show-it televiziv CHIPS. Rosner më vonë hapi edhe një televizor portativ satelitor në partneritet me DIRECTV. 

163787

6. Garry Kasparov
Garry Kasparov ka habitur tërësisht botën me nivelin e tij të inteligjencës IQ prej më shumë se 190 pikë. Ai është një Grandmaster rus i shahut, ish-kampion botëror, shkrimtar dhe aktivist politik, i konsideruar nga shumë njerëz si lojtari më i madh i shahut i të gjitha kohërave. 

163787 

7. Judit Polgar
E lindur në Hungari në 1976, Judit Polgár është një mjeshtër e shahut. Ajo është shumë larg nga lojtarja më e fortë e shahut për femrat në të gjithë historinë. Në 1991, Polgar arriti të fitonte titullin e mjeshtrës së madhe në moshën 15 vjecare, duke u bërë personi më i ri që ka fituar këtë titull. Polgar është jo vetëm një mjeshtre e shahut por edhe një njeri shumë inteligjent me një IQ të regjistruar 170. Ajo jetoi një fëmijëri të mbushur me trajnime adekuate të shahut nga babai i saj. Fakti që ajo mundi nëntë kampionë të botës duke përfshirë edhe Garry Kasparov, Boris Spassky, dhe Anatoly Karpov, bëri që emri saj të hynte në histori.

163787

8. Paul Gardner
Allen Paul Allen (IQ 170) është bashkëthemelues i kompanisë Microsoft, njeri i cili fal njohurive dhe aftësive ka fituar 14.2 miliardë dollarë. Është 61 vjeç dhe është një nga njerëzit më të pasur në botë.

163787

9. Andrew Wiles
Andrew Wiles është matematikan 61-vjeçar i cili e ka vërtetuar teoremën e Fermatit. Ai ka marrë 15 çmime për matematikë, për çka edhe e ka fituar titullin Sir. Rezultati i tij në testin e inteligjencës ka qenë 170. 

163787

10. Stephen Hawking
Ndoshta më i famshmi në listë është 72-vjeçari Stephen Hawking (IQ 160), autor i shtatë librave best-seller, që ka dhënë kontribut të madh në fushat e kozmologjisë dhe gravitetit kuantik. Ai ka 14 çmime për shkencë, ndërsa ka dhënë teoritë e tij për kozmosin. 

163787