“Jamala Wildlife Lodge” është hoteli më i pazakontë që është hapur këtë javë është hoteli që të jep mundësinë e të jetuarit mes kafshëve njëlloj sikur të jemi në Afrikë, ndërsa jemi në mes të Australisë.
Dhomat e këtij hoteli janë të vendosura në ambjentet ku qëndrojnë luanët, arinjtë, gjirafat, tigrat si dhe kafshët e tjera. Mëngjesi juaj fillon me britmën e një luani, të drekosh me një lëpur dhe të bësh dush nën shoqërinë e një ariu.
Pronari i hotelit, Richard Tyndall tha se qëllimi dhe funksioni i këtij vendi pushimi është që të edukojë vizitorët për jetën dhe mbijetesën e disa prej specieve më të rrezikuara të kafshëve.
Dhomë kryesore në këtë hotel është i rrethuar nga qelqi, e cila jep një mundësi të gjallë unike për të fjetur, të drekoni dhe të pushoni disa centimetra nga “grabitqarët”.
Shikoni se si mund të pushosh nën shoqërinë e kafshëve.