Ja disa nga sendet më të shtrenjta në botë

Kuriozitete

154879

 

Këta janë disa nga sendet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankande, ku listën e kryeson ora e prodhuar nga Patek Philippe, e cila u shit për 15.1 milionë funte.

Në objektet më të shtrenjta të botës janë edhe një ari lodër, një kapelë, një peshk, një kamera, xhinse, parfum, instrument muzikor, makinë, shtëpi, patete etj.

Shihni në fotogalerinë e mësipërme disa nga sendet më të shtrenjta në botë.

154879

Ora e prodhuar nga Patek Philippe, e cila u shit për 15.1 milionë paund.

154879

Ariu lodër – Fëmijët nuk mund ta preknin këtë lodër me vlerë 110,000 funte të krijuar nga prodhuesi i famshëm Steiff. Por, pronari i saj i parë, Koloneli Bob Henderson e merrte në çdo vend, madje edhe në zbarkimet në Normandi. E prodhuar në vitin 1905, ajo iu shit në vitin 1994 biznesmenit japonez Yoshihiro Sekiguchi.

154879

Kapela – Është nga objektet më të shtrenjta të historisë së kriketit. Kjo kapelë është e legjendës së këtij sporti, Donald Bradman e vitit 1948. Ajo u shit në vitin 2003 për 170,000 funte.

154879

Monopoly – Argjendari i San Franciskos, Sidney Mobell e ka krijuar një tabelë të lojës Monopoly. Kjo tabelë ishte e ndërtuar me ar prej 23 karat dhe vlente 1.4 milionë funte. Kubat kanë 42 diamante për pika.

154879

Kamera – Vetëm 25 prototip të kamerave Leica 35mm janë prodhuar në vitin 1923 dhe vetëm për 12 nga to dihet se ekzistojnë akoma. Një nga to u shit në vitin 2012 për 1,73 milionë funte

154879

Vetura – Harrojeni orën 15 milionëshe, një Ferrari 250 GTO i vitit 1962 u shit për 23 milionë funte në gusht të këtij viti.

154879

Instrumenti Muzikor – Violina e vitit 1721, një nga më të ruajturat në botë, u shit në vitin 2011 për 9,808,000 funte

154879

Patatja – Këto patate të njohura si “La Bonnotte”, kushtojnë 400 funte për kilogram. Mund të gjinden në ishullin francez të Noirmoutierit apo edhe në Jersey, që ka një klimë të ngjashme. Plehu i algave të detit, u jep atyre një shije të kripur, të veçantë arre, sipas disave që e kanë shijuar atë.